HG Wells është një shkrimtar anglez i shekullit të 20 që shkroi për udhëtimin në kohë, teknologjinë e së ardhmes dhe ankthin e “armëpushimit” mes shoqërisë dhe qeverisë që ndikoi te shkrimtarë dhe regjisorë për vite të tëra.
Wells është i njohur edhe për parashikimet e tij të frikshme, nganjëherë të çuditshme për të ardhmen.
Një nga parashikimet e tij më të njohura është zhvillimi i shoqërisë utopike ku të gjithë janë të edukuar dhe punojnë nën një qeveri globale, raporton Newsbomb.al.
Ja disa nga parashikimet e tij të cilat janë realizuar:
1. Armët bërthamore
Libri: The World Set Free (1914)
Bombat e Wells ishin të përbëra nga Karolinium i pastër të cilat prodhojnë shpërthime të vazhdueshme, jo ndryshe nga bombat atomike sot.
2. Globalizimi
Në të njëjtin libër ai paralajmëron se e vetmja mënyrë për t’i ndaluar shtetet të shkatërrojnë njëri-tjetrin me anë të luftës bërthamore është zhvillimi i një qeverie globale. Megjithëse nuk ka ende një qeveri globale, sot ka shumë aleanca ndërkombëtare si Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).
3. Inxhinieria gjenetike
Libri: The Island Of Dr Moreau (1896)
Në libër, Dr Moreau eksperimenton me viviseksionin dhe krijon hibridin njeri-kafshë.
Sot shkencëtarët kanë arritur të krijojnë embrione në laborator mes specieve të ndryshme.
4. Lazerat
Libri: The War of the Worlds (1898)
'Heat-Ray’ është një armë futuristike e sjellë nga marsianët që gjuan me reze energjie aq të fuqishme sa mund të shkatërrojë ndërtesa dhe të djegë mishin.
Diçka që tashmë ekziston.
5. Avionët
Libri: When the Sleeper Wakes (1899)
Protagonisti, Graham, zgjohet nga gjumi në vitin 2100 dhe vëren se është duke fluturuar me avion.
6. Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Libri: The Rights of Man; Or What Are We Fighting For? (1948)
Ai argumentoi se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, duhej të themelohej një grup universal për të drejtat e njeriut dhe një gjykatë ndërkombëatre që t’i përforconte ato.
7. Tanket
Libri: The Land Ironclads (1903)
Rreth 13 vjet para se tanket të bëheshin një realitet në Luftën e Parë Botërore, Wells i kishte përshkruar ato.
Ato kanë pamjen e një insekti të madh që gumëzhin. Një kryqëzor i veshur me pllaka hekuri që zvarritet në vijën e parë të llogores dhe qëllon nga vrimat në anët e saj.
8. Telefonat celularë
Libri: The Shape of Things to Come (1933)
Shpikja e përdorur në librin e tij është një formë komunikimi pa tela.
9. Televizioni
Libri: When the Sleeper Wakes (1899)
Personazhi kryesor zgjohet nga gjumi në Londrën e së ardhmes ku njerëzit kanë libra me audio dhe televizorë. /Newsbomb.al/