9 SHTETE të BE ‘kundër’ Francës, zbulohen PROPOZIMET për shpejtimin e INTEGRIMIT të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar tek: aktualitet, më 17:44 11-12-2019 9 SHTETE të BE ‘kundër’ Francës, zbulohen PROPOZIMET për shpejtimin e INTEGRIMIT të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Nëntë shtete të Bashkimit Europian janë mbledhur së bashku dhe kanë propozura hapa konkretë për përmirësimin e procesit të zgjerimit dhe integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti jozyrtar është zbuluar nga Euronews Albania dhe ndryshe nga Franca ata mbështesin idenë se anëtarësimi është qëillimi përfundimtar.

Në dokument thuhet se propozimet e Komisionit Europian të mos e frenojnë por ta nxisin procesin e zgjerimit i cili për vendet nënshkruese të dokumentit është pjesë e historisë dhe vlerave të përbashkëta europiane.

Propozimet e nëntë vendeve të BE-së janë:

- Struktura më e mirë për kapitujt 23 & 24 për sundimin e ligjit

BE dhe Shtetet Anëtare duhet të ofrojnë më shumë mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

-Të nxitet përparimi në secilin grup të kapitujve përmes stimujve më të fortë që krijojnë përfitime më të qarta për qytetarët

-Stimujt politikë duhet të përfshijnë: takime të Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor pjesëmarrja e shtuar në takimet joformale të Këshillit

-Iniciativa efektive financiare, më shumë mbështetje financiare për rajonin, bashkëpunime të ngushta me institicionet financiare ndërkombëtare.

- Komisioni të prezantojë implementimin e direktivave të BE në secilën fushë në mënyrë që të lehtësojë një konsensus më të gjerë për vlerësimin e reformave

 p.sh. përmes një tabelë rezultati, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

-Vlerësimi i reformave të realizohet duke përfshirë shoqërinë civile, parlamentarët dhe përfaqësuesit e pushtetit vendor

-Komunikim i përmirësuar i BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe me qytetarët e tyre.

-Qeveritë e BE-së gjithashtu duhet të bëjnë një përpjekje më të madhe për të shpjeguar përfitimet e zgjerimit për qytetarët e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.25231504440308
array(1) { ["section"]=> string(123) "9-shtete-te-be-kunder-frances-zbulohen-propozimet-per-shpejtimin-e-integrimit-te-shqiperise-dhe-maqedonise-se-veriut-189117" }