9 të akuzuar për terrorizëm në Kosovë, komunikonin përmes “Telegram” me Vladimir Muhaxherin

Publikuar tek: bota, më 12:52 14-06-2017 9 të akuzuar për terrorizëm në Kosovë, komunikonin përmes “Telegram” me Vladimir Muhaxherin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 9 personave për terrorizëm. Sipas aktakuzës, 3 prej të pandehurve, i janë përgjigjur thirrjes së pjesëtarit të organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri, për akte terroriste.

Prokuroria thotë se ata komunikonin me anë të internetit nëpërmjet aplikacionit “Telegram”. Njërit prej të akuzuarve i është kërkuar që të kryejë sulm terrorist kundër lojtarëve dhe tifozëve të Izraelit, të cilët do të vinin në qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, më 12 nëntor 2016.

Dy të pandehurve, gjatë muajit tetor 2016 i’u është kërkuar nga Lavdërim Muhaxheri të përgatisin sulme terroriste në Kosovë, atentatet kundër ndërkombëtarëve ose zyrtarëve të institucioneve të sigurisë.

Një prej tyre interesohej për blerjen e armëve automatike, që do t’ia dërgonte Lavdrim Muhaxherit, përmes njerëzve të tij ende të paidentifikuar, në këmbim të shumës 1.500 euro.

Plot 283.1 gramë eksploziv i improvizuar i është gjetur njërit prej tyre në bodrumin e shtëpisë. Po ashtu, Prokuroria ka gjetur prova për prodhim materialesh plasëse në shtëpi. Një prej të pandehurve, sipas Prokurorisë ka qene në Siri në vitin 2013.

Një javë më parë, mediat kosovare raportuan se Lavdërim Muhaxheri është vrarë nga Forcat e Ushtrisë Amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 6 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur nga zjarri në Londër
Qëllohet me armë kongresmeni amerikan Steve Scalise »
Article Logic
Execution time: 0.012042045593262
array(1) { ["section"]=> string(94) "9-te-akuzuar-per-terrorizem-ne-kosove-komunikonin-permes-telegram-me-vladimir-muhaxherin-82448" }