Ka çelur sot zyrtarisht procesi për dosjen “ Xibraka” në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Në pyetje do të merren si bashkë të pandehur, Ermal Hoxha dhe dy kolumbianë të cilët janë arresuar nga policia që në janar të 2015-s. Të pandehurit do japin pëlqim nëse do japin shpjegim për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.
Ngjarja:
Një laborator i përpunimit të drogave të forta, mes tyre dhe kokaina u zbulua me 14 janar 2015 rreth orës 18:30 në fshatin Xibrakë, në vendin e quajtur ish-Rezervat e Shtetit.
Policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda shkatërruan grupin e trafikut të drogës duke sekuestruar sasinë e drogës.
Në pranga u vunë 9 persona, mes tyre kreu i grupit Sajmir Batku, nipi ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha dhe dy shtetas kolumbianë.
Grupi kriminal, i përpunimit të drogës financonte shuma të mëdha parash në fushën e ndërtimit.
Droga e sekuestruar :121 kilogram drogë, ku rreth 100 kilogram kokainë e përzier, 18 kg kokainë e pastër dhe 3 kilogram kokainë e papërpunuar, si dhe 3- 4 ton përzierës.
Laboratori i drogës ne Xibrakë, në ish- depo të rezervave të shtetit:
Droga u gjet në një magazine në Xibrakë të Elbasanit, e cila shërbente si një laborator që rezulton edhe më i madhi i zbuluar ndonjëherë në Ballkan. Laboratori ishte vendosur në një ish- depo të rezervave të shtetit e shndërruar në një magazinë ku grumbulloheshin bimë medicinale për të mos ngjallur dyshime te banorët e zonës apo edhe policia.