9 të vrarë dhe dhjetra të plagosur në Mynih, autori në fund vret veten

Publikuar tek: bota, më 06:51 23-07-2016

9 të vrarë dhe 16 të plagosur, ky është bilanci final i ngjarjes së djeshme në Mynih. Më në fund efektivët kanë mundur të neutralizojnë autorin, por ka qenë ai që ka shkrepur armën e tij duke u vetëvrarë. Autori ishte 18 vjeç, me origjinë Iraniane dhe jetonte në Gjermani prej 2 vjetësh.

Ngjarja nisi dje rreth orës 6 me orën lokale në qendrën tregtare ‘’Olympia’’ në Gjermani, ku një person hyri i armatosur në një qendër tregtare dhe më pas nisi të qëllojë edhe në rrugë.

‘’Jam gjerman’’, mësohet të ketë thënë ai, duke ofenduar më pas edhe të huajt.

Pas shumë orësh ndjekje, ai u neutralizua.

-Sulmi terrorist në Gjermani merr vëmendjen e shtypit britanik. Disa nga gazetat britanike që sot (23 korrik) janë hapur me këto tituj

Untitled-2.jpg


 -Mediat gjermane hedhin dyshime se sulmi mund të jetë organizuar nga grupe naziste që veprojnë në vend. Shumë heqin paralele me sulmin terrorist të ndodhur në Norvegji 5 vite më parë nga një ekstremist i djathtë.


-Militantë të Shtetit Islamik janë duke festuar në rrjetet sociale për sulmin, por policia ende nuk ka gjetur ndonjë lidhje të autorëve me këtë grup.


-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati reagon për sulmin

I tronditur nga të shtënat në Munich. Lutjet e mia janë për viktimat dhe familjet e tyre. Ndajmë keqardhjen me miqtë tanë në Gjermani. 


-Reagim i Hillary Clinton

Duke monitoruar situatën e tmerrshme në Mynih. Jemi përkrah miqve tanë në Gjermani gjatë kohës që ata punojnë për të çuar përgjegjësit përpara drejtësisë. 


-Reagimi i Donald Trump

Lutjet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga sulmet terroriste në Mynih. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Rritja e terrorizmit kërcënon mënyrën tonë të jetësës për të gjithë popujt e civilizuar dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në fuqi për ta mbajtur atë larg brigjeve tona. 


-Xhamitë në Mynih do të qëndrojnë të hapura përgjatë gjithë natës në Mynih për të strehuar njerëzit, pasi rrugët janë bllokuar dhe metroja është mbyllur. 


-Është rritur në 9-të numri i viktima në sulmin terrorist në Mynih. Policia dyshon se trupi i viktimës i përket njërit prej terroristëve, edhe për arsye se u gjet vetëm 1km larg nga vendi i ngjarjes.


-MPJ e Kosovës vë në dispozicion numrin e emergjencës për shtetasit që ndodhen në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës  këshillon të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen në Gjermani, në rajonin ku ka ndodhur sulmi  t’i shmangin lëvizjet. Dhe për të gjithë ata që ndodhen në atë zonë është vënë në dispozicion numri i telefonit të konsullatës +491712818899.


-Reagon Presidenti i SHBA-së, Barack Obama

“Ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë po ndodh atje, por zemrat tona janë me Gjermaninë. Ne zotohemi të gjithë për t’iu dhënë mbështetje atyre që kanë nevojë” ka thënë Obama.


-Kancelarja Angela Merkel do të mbledh nesër Këshillin e Sigurisë për të trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Mynih. 


-Reagimi i Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

Të gjithë jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga ajo që ka ndodhur. Ky është një tjetër incident terrorist çka më bën mua të mendoj se kemi një sëmundje globale që duhet trajtuar aty ku ky kanceri prodhohet, në Lindjen e Mesme dhe natyrisht në të gjithë botën.


-Një prej atentatorëve të aktit terrorist në Mynih, përpara se të hapte zjarr mësohet të ketë thënë: “Jam gjerman” dhe më pas ka sharë “të q*fsha të huajt”.

Por një nga personat që ka qenë në vendngjarje mësohet t'i ketë thënë: “Ti nuk je gjerman. Je një rrot ka*i”, raportojnë mediat vendase.


-Policia ka rrethuar Mynihun, ndërkohë që numri i viktimave të sulmit terrorist në Mynih të Gjermanisë shkon në tetë.


-Pas sulmeve në qendrën tregtare në Mynih, policia dyshon se autorët e këtij sulmi kanë qenë 6 persona, prej të cilëve njëri është arrestuar, një është vetëvrarë dhe tre të tjerë janë ende në kërkim.

Policia bën me dije për të gjithë qytetarët se transporti publik është pezulluar dhe njofton gjithashtu qytetarë të shmangin daljet publike. 

"I bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura" tha një zëdhënës i gazetarëve.

Ndërkohë zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet evakuimi i personave që ndosheshin brenda në qendrën tregtare.


-Raportimet e fundit bëjnë me dije se numri i viktimave nga sulmi në qendrën tregtare ka shkuar në 6, ndërkohë nuk dihet me saktësi numri i të plagosurve nuk dihet me saktësi.


-Një dëshmitare shqiptare, rezidente në Mynih, punëtore në qendrën tregtare ka rrëfyer se e ka parë autorin dhe se dyshohet për 30 viktima.

Megi Shota ka thënë për 'News24' se aktualisht është e mbyllur bashkë me koleget në ndërtesën e qendrës tregtare pasi policia i'u ka thënë të mos lëvizin. “Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Autorët nuk janë gjetur. I gjithë qyteti i bllokuar" ka thënë Megi.

Flitet se kanë ndodhur në disa zona të Mynihut sulme me armë. Ka helikopterë. Janë të gjitha rrugët me forca speciale. Nuk lejohet lëvizja e makinave dhe as njerëzve. Me sa dëgjuam janë vrarë disa persona, mbi 30 veta. Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në banesa. Sa do dilnim nga puna, po vraponin të tronditur nga qendra tregtare, pamë edhe personin që qëlloi. Policia na tha të qëndrojmë brenda pa lëvizur”, ka thënë Megi.

Më herët ministri i Brendshëm gjerman konfirmoi 3 të vdekur dhe disa të plagosur.

Ndërkohë raportues të tjerë mësohet të kenë konfirmuar se qendra tregtare është e mbyllur por detajet për incidentin janë ende të paqarta. Nga videot vihen re se si largohen të alarmuar të gjithë personat që kanë dëgjuar të shtënat.

Informatave jozyrtare të raportuar nga N24 TV, të shtënat në qendën tregtare Monaco kanë shkaktuar të paktën 1 të vdekur dhe 10 të plagosur.

Sipas dëshmitarëve një person i armatosur ka hynë në qendër dhe ka hapur zjarr, ata thonëse kanë parë të paktën 15 të vdekur dhe autori i sulmit ka ikur në drejtim të metrosë.

Menjëherë pas të shtënave më armë ka nisur një operacion policor për zbardhjen e ngjarjes.

Video të shumta janë shpërndarë në rrjetet sociale nëpërmjetë të cilave i'u bëhet thirrje të qëndrojnë larg zonës.

Por, në Gjermani ende është alarmi i lartë pasi të hënën e kaluar një 17 vjeçar afgan plagosi pesë persona me thikë në tren.

Cn_wPDOWYAADNjE.jpg

13833325_10208511017432027_1633060448_o.jpg

20160722_munich_0.jpg

3682864000000578-3703705-The_shopping_centre_is_next_to_the_Munich_Olympic_Stadium_where_-a-48_1469209425516.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi terrorist në Gjermani, shkon në 9 numri i viktimave, policia rrethon rrethon Mynihun
Propozimi për martesë që po bën xhiron e botës, shpërthen në lot vajza »
Article Logic
Execution time: 0.013262033462524
array(1) { ["section"]=> string(75) "9-te-vrare-dhe-dhjetra-te-plagosur-ne-mynih-autori-ne-fund-vret-veten-47482" }