9 vite në bodrum, zbulohet në Holandë familja që priste “fundin e botës”

Publikuar tek: bota, më 22:08 15-10-2019 9 vite në bodrum, zbulohet në Holandë familja që priste “fundin e botës” Ferma ku jetonte familja

Një familje që “po priste fundin e botës” prej 9 vitesh në bodrumin e shtëpisë është zbuluar nga policia në Holandë.

Në burrë 58-vjeçar dhe 6 fëmijët e tij të rritur nga mosha 16 në 25 vjeç, jetonin prej vitesh në një fermë në veri të provincës Drenthe.

Ata u zbuluan pasi një prej djemve doli nga shtëpia dhe shkoi në lokalin e zonës, ku porositi një birrë, raporton televizioni RTV.

Dëshmitarët thanë se djali dukej i konfuzuar. “Ai porositi 5 birra dhe i piu. Diskutova pak me të, tha se kishte ikur nga diku dhe kishte nevojë për ndihmë,” tha pronari i lokalit.

“Kishte flokë të gjata, mjekër të pistë, rroba të vjetra dhe dukej i çorientuar. Ai tha se s’kishte qenë kurrë në shkollë apo te berberi”, shtoi pronari i lokalit.

Televizioni raporton se djali ishte i madhi i fëmijëve dhe kishte vendosur t’i jepte fund mënyrës se si po jetonin.

Ruinerëold është një fshat me më pak se 3 mijë banorë dhe ferma e zbuluar nga policia është e aksesueshme vetëm përmes një ure mbi një kanal vaditës. Një banor i fshatit tha se kishte parë vetëm burrin në fermë, as fëmijë dhe as kafshë si dele apo lopë.

Postieri vendas tha se familja nuk kishte postuar apo marrë kurrë asnjë letër. “Tani që e mendoj është shumë e çuditshme,” tha ai.

Policia tha se ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje. Nuk dihet se sa vite ka familja që jetonte në bodrum, apo çfarë i ka ndodhur gruas së familjes.

sdfwergwe3gw3gsdg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008065938949585
array(1) { ["section"]=> string(76) "9-vite-ne-bodrum-zbulohet-ne-holande-familja-qe-priste-fundin-e-botes-182213" }