9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha mesazh për shqiptarët: Do bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 15-12-2019 9-vjetori i lëvizjes pa viza/ Basha mesazh për shqiptarët: Do bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje

Sot në kuadër të ditës së parë që shqiptarët kanë udhëtuar pa viza drejt vendeve të BE, kryedemokrati Lulzim Basha është kthyer pas në kojë kur ishte ministër i Brendshëm.

Përmes një video-mesazhi, ai është shprehur se para 9 vitesh shoqëroi grupin e parë të të rinjve dhe të studentëve shqiptarë që udhëtuan pa viza.

Ndërsa, tani garanton se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësura dëshirën e shqiptarëve për  të qenë anëtarë të BE.

'Para 9 vitesh si ministër i Brendshëm shoqërova grupin e parë të të rinjve dhe të studentëve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE. Bashkë plotësuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. sot dua t'ju uroj të gjithëve dhe dua t'ju garantoj që dua të bëj gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësura shpresat dhe dëshirat e gjithësecilit prej jush për Shqipërinë anëtarë të BE. Ju uroj një të diel të mbarë', tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ç’po KURDIS Xhafaj në SHBA/ Kërkohet në Athinë oficer i DEA-s enkas për Shqipërinë, OPERACIONE në Proces
Merr fund tmerri i pengmarrjes së 10 personave në FRANCË, 2 të VDEKUR »
Article Logic
Execution time: 0.015011072158813
array(1) { ["section"]=> string(108) "9-vjetori-i-levizjes-pa-viza-basha-mesazh-per-shqiptaret-do-bej-gjithcka-per-ta-mbrojtur-kete-arritje-189463" }