90 kg drogë, armë dhe euro në shtëpi, arrestohen 3 persona, mes tyre një shqiptar  

Publikuar tek: aktualitet, më 15:52 12-02-2019 90 kg drogë, armë dhe euro në shtëpi, arrestohen 3 persona, mes tyre një shqiptar   

Policia italiane ka finalizuar ditën e sotme një tjetër operacion antidrogë duke arrestuar 3 persona mes tyre një shqiptar.

Shqiptari është identifikuar me inicialet P. M., 30 vjeç ndërsa dy personat e tjerë janë C.M., 31 vjeç, me kombësi rumune edhe D.G., 49 vjeç, shtetas italian.

Në banesën ku jetonin 3 të arrestuarit janë gjetur rreth 90 kg marijuanë, një pistoletë e modelit Cobra Coll e kalibrit 38 special me numër serie të fshirë, si dhe plumba e materiale për përgatitjen e konfeksionimit të dozave të drogës.

Gjithashtu janë sekuestruar rreth 5 mijë euro cash.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0049328804016113
array(1) { ["section"]=> string(85) "90-kg-droge-arme-dhe-euro-ne-shtepi-arrestohen-3-persona-mes-tyre-nje-shqiptar-152511" }