Resorti turistik luksoz buzë detit të Durrësit do të ndërtohet nga operatori spanjoll i hoteleve Melia Group.
Lajmin për nisjen e ndërtimit e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një vizite ditën e djeshme në qytetin bregdetar.
Ndërtimi i resortit luksoz me pesë yje për herë të parë në Shqipëri do të kushtojë plot 90 milion euro, raporton newsbomb.al.
“Menjëherë punësohen 600 persona. Me vënien në punë të resortit punësohen 1500 persona. Turizimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi”, njoftoi Rama nga Durrësi.
Melia Group ka në pronësi një rrjet zinxhir hotelesh, kryesisht në qytetet turistike spanjolle si Malaga, Tenerife, Majorka, Marbella por edhe në ishuj tropikal si Bali, Kubë dhe Bahamas.