92 vjeçari me qindra fëmijët e tij, s’do ta besoni me sa gra është martuar

Publikuar tek: bota, më 19:57 20-10-2016 92 vjeçari me qindra fëmijët e tij, s’do ta besoni me sa gra është martuar

Mohammed Bello Abubakar është burri nga Nigeria që mund të jetë martuar më shumë se çdokush tjetër.

 Ai tani është 92 vjeç, por Abubakar ka vuajtur gjatë jetës së tij, pasi klerikët e akuzonin për shkelje të rregullave duke u martuar me shumë femra. Sipas tyre, një burrë duhet të ketë maksimumi katër gra.

Në vitin 2008, ai ishte urdhëruar nga një gjykatë nigeriane që të divorconte 82 gra nga 86 që kishte brenda 48 orëve, ose do të përballej me një dënim. Por, Bello i sheh martesat e tij si “hyjnore”.

“Do të martohem sërish. Do të vazhdojë të martohem me to për sa kohë jam gjallë. Të ishte për mua, do të doja të isha me dy gra, por ajo çfarë po bëj është hyjnore”, shprehet Mohammed Bello Abubakar, duke kundërshtuar kështu ndarjen nga gratë e tij.

Ai është kurorëzuar në martesë 107 herë edhe pse 10 nga martesat e tij përfunduan në divorc.

“Ajo çfarë jam duke bërë është hyjnore. Kjo është një detyrë dhe unë do të vazhdoj ta bëj atë deri në fund.”

Sipas tij Allahu e ka udhëzuar për tu martuar aq shumë, nëse nuk do kishte marrë udhëzimin do ishte martuar vetëm me dy. Besohet se me gratë e tij  92 vjeçari të ketë mbi 185 fëmijë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023952007293701
array(1) { ["section"]=> string(79) "92-vjecari-me-qindra-femijet-e-tij-s-do-ta-besoni-me-sa-gra-eshte-martuar-56868" }