93-vjetori i krijimit të Forcës Detarë, Xhaçka: Zgjasim edhe një vit qëndrimin tonë në detin Egje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:22 26-12-2018 93-vjetori i krijimit të Forcës Detarë, Xhaçka: Zgjasim edhe një vit qëndrimin tonë në detin Egje

93 vjet nga krijimi i saj, Forca Detare shqiptare ashtu si gjithë Forca e Armatosur, ka pësuar transformime të thella që i janë  përgjigjur kërkesave dhe sfidave të kohës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se, sot kjo forcë është rikonceptuar, ristrukturuar dhe integruar natyrshëm me strukturat e tjera të Forcave tona të Armatosura, duke u bërë pjesë e sistemit të mbrojtjes së hapësirës detare të NATO-s.

“Në planet tona afatgjata ne kemi parashikuar zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës Detare, dhe modernizimin e saj me paisje dhe mjete lundruese moderne, trajnimin e personelit me standardet e Aleancës, që t’i përgjigjemi jo vetëm kërkesave tona por edhe atyre të NATO-s. tha ministrja Xhaçka.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se falë profesionalizimit të treguar nga efektivët shqiptarë, në 24 muajt e operacionit të NATO-s “Sea Guardian”, misioni do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2019.

“Tashmë u mbushën dy vjet që nga fillimi i këtij misioni jo të lehtë dhe prezenca jonë atje është tepër e vlerësuar dhe e kërkuar nga drejtuesit e operacionit. Marinarët tanë janë kthyer në heronj dhe kanë shpëtuar mijëra jetë njerëzish nga mbytja e sigurt në det. Ne jemi të vendosur që të vijojmë edhe vitin që vjen do të jemi sërish prezent në këtë rajon, së bashku me Aleatët tanë”, nënvizoi Ministrja e Mbrojtjes.

93- vjetori i  krijimit Forcës Detare përkon edhe 100 vjetorin e lindjes së Kundëradmiralit më jetëgjatë, të Flotës Luftarake Detare, Abdi Matit.

 “Me 28 vite në shërbim të Forcës Detare, 24 prej të cilëve në krye të saj, është kthyer në një legjendë të pa kontestueshme që kujtohet me respekt nga kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha Ministrja Xhaçka gjatë ceremonisë në komandën e Forcës Detare.

Në nder të Matit, familja e tij botoi albumin me foto e fakte historike për figurën e Kundëradmiralit dhe të Flotës Luftarake Detare në vitet 1945 – 1992.

Screenshot_4.jpgScreenshot_5.jpg

 

 

Screenshot_6.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025990009307861
array(1) { ["section"]=> string(102) "93-vjetori-i-krijimit-te-forces-detare-xhacka-zgjasim-edhe-nje-vit-qendrimin-tone-ne-detin-egje-146551" }