95 vjeçarja në Milano çmend mbarë botën, sjell në jetë një djalë

Publikuar tek: bota, më 13:57 19-01-2016 95 vjeçarja në Milano çmend mbarë botën, sjell në jetë një djalë

Një ngjarje që po çmend gjithë botën. Në Milano kjo grua e quajtur Teresa Melchianne, 95 vjeçe ka sjellë në jetë një fëmijë  pas ndërhyrjes invitro. E moshuara kishte dëshirë të sillte një fëmijë të tretë në jetë dhe ia doli. Djali i saj Ivan Melchianne e ka komentuar kështu ngjarjen:

“Gjithmonë kam besuar se dëshira e mëmësisë nuk ezaurohet brenda një faze të caktuar moshe, përkundrazi, ajo zgjat për shumë vjet, dhe do të thosha se duke para rastin e nënës sime, për të gjithë jetën. Tashmë mund të rrimë këtu dhe të japim gjykime jo të menduara, por e vërteta është se çdokush ka një liri personale që mbetet e tillë në çdo rast. Pra, pa shumë zhurmë, shkenca i ka zgjeruar kufijtë e njeriut, duke bërë të mundur atë që më parë ishte e paimagjinueshme. Kur erdhi ne jetë  Gabriele, pata një ndjenjë kënaqësie, duke menduar se dashuria e një nëne është gjëja më e bukur në jetë. U mallëngjeva dhe me bashkëshorten time u hodhëm përpjetë: ‘Urra, kam një vëlla, rroftë i pabesueshëm’. Menjëherë shpërtheva në të qara”.

Një nga zërat kritikë, gazetari Aldo Valletti, e ka parë këtë si një “skandal”, ndërsa Pier Paolo Cerutti e skomenton kështu:“Kompleksiteti i jetës është i pashtershëm brenda një shakaje. Ka gjëra të cilat nuk mund të dënohen”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022558927536011
array(1) { ["section"]=> string(69) "95-vjecarja-ne-milano-cmend-mbare-boten-sjell-ne-jete-nje-djale-30396" }