99-vjeçarja plotëson dëshirën e fundit, arrestohet dhe përfundon në birucë

Publikuar tek: bota, më 16:29 28-02-2017 99-vjeçarja plotëson dëshirën e fundit, arrestohet dhe përfundon në birucë

Një 99-vjeçare e njohur si Annie ka plotësuar listën e saj të dëshirave duke u arrestuar nga oficerët e poicisë në qytetin e saj.

E moshuara që mesa duket ka kaluar situata nga më të ndryshmet në jetë, i kishte treguar familjarëve që gjithmonë dëshironte të dinte si ndihesh pas hekurave të qelisë.

edrt3ertjswswswswsw.jpg

Kështu që një ditë, pa e vënë në dijeni, mbesa e saj u paraqit në rajonin e qytetit dhe i kërkoi oficerit të policisë Nijmegen Zuid që t’i arrestonin gjyshen.

Pasi ia shpjegoi se kjo ishte pjesë e listës së saj të dëshirave, ata pranuan. Në disa fotografi Annie duket tepër e lumtur me pranga në duar teksa qëndron e ulur pas xhamit të blinduar në stacionin e policisë. /Newsbomb.al

er45t34t22222t.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si të ndizni zjarr me telefonin tuaj, në rast emergjence (Video)
Kjo fotografi nuk ka ngjyrë të kuqe, atëherë pse e shikoni? »
Article Logic
Execution time: 0.013283967971802
array(1) { ["section"]=> string(79) "99-vjecarja-ploteson-deshiren-e-fundit-arrestohet-dhe-perfundon-ne-biruce-70264" }