A do e lejojë Monika të kthehet në LSI? Përgjigjet Presidenti Meta dhe tregon BETEJËN

Publikuar tek: aktualitet, më 21:56 18-08-2019 A do e lejojë Monika të kthehet në LSI? Përgjigjet Presidenti Meta dhe tregon BETEJËN Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Kojshia Show” në RTV21 ka rrëfyer për herë të parë dhe betejën e tij kryesore.

“Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucionet që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre.

Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim”, - ka sqaruar Meta.    

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetari:Si mendoni, a do t’ju lejojë Monika të ktheheni përsëri në LSI?

Presidenti Meta: Kjo nuk është beteja ime për të ardhmen. Beteja ime për të ardhmen është rivendosja e vendit në rrugën e demokracisë, sepse ka dalë nga kjo rrugë. Së dyti, në rrugën e kushtetueshmërisë dhe të funksionimit të institucioneve në mënyrë demokratike.

Beteja ime kryesore sot si President, por edhe nesër nëse do të jetë e nevojshme kur të mos jem President, do të jetë për rikthimin e sovranitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre mbi parlamentin, mbi qeverinë, mbi pushtetin vendor, mbi të gjitha institucionet që duhet të jenë në shërbimin e tyre dhe duhet të jenë të kontrolluara prej tyre.

Kjo është beteja ime kryesore dhe nuk është kurrsesi rikthimi në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024990081787109
array(1) { ["section"]=> string(91) "a-do-e-lejoje-monika-te-kthehet-ne-lsi-pergjigjet-presidenti-meta-dhe-tregon-betejen-175726" }