A do e pranoni humbjen dhe do të largoheni nga PD nëse PS shpallet fituese? Basha: Pa diskutim që...

Publikuar tek: politike, më 18:50 23-01-2021 A do e pranoni humbjen dhe do të largoheni nga PD nëse PS shpallet fituese? Basha: Pa diskutim që... Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka asnjë dyshim dhe shprehet i bindur se në 26 prill ai do të jetë kryeministër i shqiptarëve.

I pyetur nga gazetarja Nisida Tufa, nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve në qoftë se shqiptarët i japin mandatin e tretë Edi Ramës, Basha u shpreh se më 25 prill do të ketë vetëm një rezultat, një plebishit popullor për të larguar të keqen.

Sipas tij “85% e shqiptarëve kërkojnë ndryshim, 70% mendojnë se ekonomia është në gjendje shumë të keqe, 52%  mendojnë se Shqipëria ka shpresë me Lulzim Bashën kryeministër”.

Pyetje: Në 26 prill e shihni veten kryeministër?

Basha: Nuk ka fije dyshimi që për të korrigjuar këto dështime, për të vendosur vendin në shinat e normalitetit, për të realizuar programin tonë që do të ndihmojë të gjithë shqiptarët, Lulzim Basha me votën e tyre do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve.

Pyetje: Do ta linit drejtimin e PD nëse nuk fitoni?

Basha: Është gabimi më i madh që ta shohim këtë si një lojë me porta të vogla. Hallet e shqiptarëve janë papunësia etj. Padiskutim që shqiptarët në 25 pill shqiptarët do zgjedhin ndryshimin dhe opozita e bashkuar do të fitojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha zbulon ku do kandidojë: Do të garoj vetëm në Tiranë, në asnjë qark tjetër
“Na erdhën në 11 të natës me çantat me EURO”, Spiropali në familjen e Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar 2011, vëllai i viktimës trondit me dëshminë »
Article Logic
Execution time: 0.010777950286865
array(1) { ["section"]=> string(102) "a-do-e-pranoni-humbjen-dhe-do-te-largoheni-nga-pd-nese-ps-shpallet-fituese-basha-pa-diskutim-qe-236129" }