A do jetë problem për ju nëse PD merr pushtetin? Elezi: Nuk pyes për këta spordhjakë! Përgjegjës është Basha dhe Berisha

Publikuar tek: politike, më 16:50 28-09-2020 A do jetë problem për ju nëse PD merr pushtetin? Elezi: Nuk pyes për këta spordhjakë! Përgjegjës është Basha dhe Berisha Ibsen Elezi

Ish-kreu i degës së Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi, një kritik i fortë i PD dhe kryesisht i z.Basha, ka thënë se i dhimbset kur sheh se si është "katandisur" PD, nën drejtimin e Bashës.

"Mua më dhimbset partia e parë demokratike që u formua pas komunizmit. Se për PS nuk pyes shumë se aty s'ka demokraci".

Ai ka thënë në një intervistë për Report tv se rotacion mund të ketë, por nuk trembet nëse PD merr pushtetin dhe e penalizon atë në Kukës, pasi i konsideron "vogëlsira" dhe "qesharakë" drejtuesit e PD. Ai pohoi se presion ka dhe gjithnjë do të ketë, por nuk e sheh si problem.

Jacaj: Keni pasur përgjigje nga Basha për deklaratat tuaja?

Elezi: Nuk e bëj për reagimet nga Basha.

Jacaj: A do e ketë të vështirë Elezi në Kukës për bizneset apo dhe për vazhdimësinë politike, nëse PD merr pushtetin?

Elezi: Nuk e kam problem presionin. Nuk e kam ulur kokën në kohën e Komunizmit e jo më ta ul kokën me këta spordhjakë. Unë po flas për çështje parimesh. Përgjegjës për situatën e krijuar në PD është padyshim Basha, por jo kryesori, s'mund të them kryesori se s'dua t'i jap atributet kryesore. Dhe Berisha është përgjeegjës, sepse e sheh çfarë po ndodh në PD dhe nuk reagon, nuk merret me gjëra thelbësore.

Pyetje: Kush mund të ishte në vend të z.Basha drejtuesi i duhur i PD?

Elezi: Nuk mund të them një emër, ka disa. Në PD ka frymë të djathtë, ka personalitete që mund të drejtojnë më mirë PD, por nuk shfaqen, sepse nuk ka hapësira.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013715028762817
array(1) { ["section"]=> string(121) "a-do-jete-problem-per-ju-nese-pd-merr-pushtetin-elezi-nuk-kam-pyetur-ne-komunizem-e-jo-te-pyes-per-keta-spordhjake-221980" }