A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS? Përgjigjet ministri Majko

Publikuar tek: politike, më 07:31 10-07-2020 A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS? Përgjigjet ministri Majko FotoMontazh: Erion Veliaj - Pandeli Majko

Ministri Pandeli Majko gjatë një interviste që ka dhënë dje në mbrëmje, është pyetur dhe për pasardhësin e Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.

“A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS?”, ishte pyetja që iu bë Majkos në emisionin RepolitiX, ndërsa ai as nuk e pohoi por as nuk e mohoi. "E lëmë këtë lloj diskutimi, i takon kohës dhe PS-së", tha Majko.

Më tej, ministri foli dhe për mandatin e tretë të PS, për të cilin u shpreh i bindur se socialistët do ta marrin sepse sipas tij opozita nuk është gati.

“Në momentin që është ndërruar një qeveri pas 2 mandateve, opozita ka qenë gati. Kurse aktualisht, ta krahasoj opozitën e tanishme me atë të PS-së në 2013 dhe të PD-së në 2005, është ndryshe, për keq.  Kjo është një arsye pse besojmë te fitorja, por jo themelorja", shtoi Pandeli Majko.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01012396812439
array(1) { ["section"]=> string(74) "a-do-jete-veliaj-pasardhesi-i-rames-ne-ps-pergjigjet-ministri-majko-213394" }