A do ketë dhunë në 2 mars? Meta: Nëse segmente të qeverisë do të provokojnë…

Publikuar tek: politike, më 22:22 24-02-2020 A do ketë dhunë në 2 mars? Meta: Nëse segmente të qeverisë do të provokojnë… Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se në protestën e thirrur prej tij në 2 mars kundër “grushtit të shtetit” nuk do të ketë dhunë.

Meta nuk përjashton mundësinë që “segmente të qeverisë të provokojnë akte dhune”, por thotë se në këtë rast ata do të mbajnë përgjegjësi.

Deklarata e Metës në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”:

Objektivat e mija janë shumë të qarta, të qartësoj shqiptarët për grushtin e shtetit. Si mund të garantojë Gjykata Kushtetuese, e zgjedhur në një mënyrë mafioze në kundërshtim me Kushtetutën, nëpërmjet veprimeve mafioze, si mund të besojnë këta që i kanë të garantuar pronat e tyre, të drejtat e tyre në këtë vend.

Nuk ka asnjë arsye që të ketë asnjë akt dhune. Nëse segmente të qeverisë do të provokojnë akte të tilla, ajo do të jetë përgjegjësi e tyre. Populli shqiptar do të protestojë në mënyrë paqësore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088648796081543
array(1) { ["section"]=> string(80) "a-do-kete-dhune-ne-2-mars-meta-nese-segmente-te-qeverise-do-te-provokojne-196325" }