A do ketë një tërmet të dytë? Shkenca siguron: Rreziku kaloi...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:15 22-09-2019 A do ketë një tërmet të dytë? Shkenca siguron: Rreziku kaloi...

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter u regjistrua dje, ku pasojat më të mëdha janë në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Epiqendra e tërmetit ishte në detin Adriatik, ndërkohë qindra qytetarë kanë kaluar natën jashtë mes ankthit dhe panikut.

Ndërkohë, tërmeti i fuqishëm u shoqëraa edhe me pasgodtje me intensitet më të ulët, por kjo shtoi edhe më shumë panikun.

Ndërkohë, sizmiologët kanë sqaruar se lëkundjet pasuese kanë ardhur duke u shuar.

Sizmiologët theksuan gjithashtu se rreziku kryesor ka kaluar dhe se nuk ka vend për frikë e panik.

Shumë qytetarë iu trembën idesë së një tërmeti të dytë të fuqishëm. Por lidhur me këtë ka edhe një siguri që vjen nga analizat shkencore.

Shkenca siguron se probabiliteti që një tërmet i fuqishëm të pasohet nga një tërmet tjetër i madh brenda tre ditësh, është shumë i vogël, diku te 6 %.

Sipas Institutit Amerikan të Gjeoshkencës ekziston në 94%, siguria se një tërmet i fuqishëm nuk është goditja e parë e lëkundjeve të tjera pasuese tronditëse.

Kështu edhe në rastin e Shqipërisë, bazuar në vlerësimet shkencore, shanset që tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter të pasohet brenda tre ditëve nga një tjetër lëkundje janë shumë të pakta.

Kjo do të thotë se tashmë nuk ka më vend për panik dhe se qytetarët duhet të qetësohen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074248313903809
array(1) { ["section"]=> string(65) "a-do-kete-nje-termet-te-dyte-shkenca-siguron-rreziku-kaloi-179383" }