A do ketë reshje bore edhe nesër në Tiranë? Sinoptikanët: Do ketë, por duke rrezikuar…

Publikuar tek: aktualitet, më 16:47 27-02-2018 A do ketë reshje bore edhe nesër në Tiranë? Sinoptikanët: Do ketë, por duke rrezikuar…

Ditën e sotme banorët e Tiranës dhe vendeve të tjera të ulëta, bregdetare u entuziasmuan nga reshjet e borës, një fenomen i rallë dhe i pazakontë.

Reshjet nisën në orët e para të mëngjesit vetëm disa minuta dhe më pas petku i bardhë u zhduk menjëherë. Bindshëm rinisën në orët e mesditës, duke zbardhur të gjitha rrugët e Tiranës.

Sipas meteoalb reshjet do të vijojnë edhe nesër dhe si ku do të jenë më intensive.

“Deri në mbrëmje reshjet shtohen lehtësisht në të gjithë vendin duke bërë që në orët e natës dhe mëngjesin e së mërkurës dëbora të shfaqet edhe në zonat e ulëta dhe bregdetare. Paraditja e së mërkurës do të ketë kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin duke rrezikuar thuajse të gjithë territorin nga reshje të pakta dëbore, përjashtuar zonat Jugperëndimore. Ndërsa gradualisht pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit duke sjellë edhe kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sonte në mbrëmje dhe gjatë natës duke shënuar sipas zonave nga -3°C në 0°C në zonat e ulëta dhe bregdetare (përjashtuar jugperëndimin) dhe -8°C në zonat malore (përjashtuar zonën Radomirë – Shishtavec ku pritet -11 apo -12°C). Edhe mesdita mbeten me temperatura të ulëta ku maksimumi në rang territori pritet të ngjitet në 8 – 9°C”, sqaron meteoalb.

moti.jpg

 

met.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013199090957642
array(1) { ["section"]=> string(89) "a-do-kete-reshje-bore-edhe-neser-ne-tirane-sinoptikanet-do-kete-por-duke-rrezikuar-111661" }