A do pranonte të prezantonte festivalin e ‘RTSH-së’? Arbana Osmani befason me përgjigjen

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 09:33 14-01-2020 A do pranonte të prezantonte festivalin e ‘RTSH-së’? Arbana Osmani befason me përgjigjen

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja Arbana Osmani i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në Instagram.

Ato kanë qenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga emisioni i Arbanës e deri tek marrëdhënia me të birin, Jonin.

Mirëpo, një prej fansave i ka bërë një pyetje vërtetë interesante, duke i shkruar: ‘Arbana nëse do ta propozonin festivalin e këngës në ‘Tvsh’, do ta pranoje?’.

‘Ma kanë ofruar dy herë, 2014-2018 dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol’, ka shkruar moderatorja krah fotos në ‘Instastory’.

Kujtojmë që së fundmi është diskutuar ftesa që Alketa Vejsiu i bëri Osmanit  për të ndjekur nga afër festivalin, ndërkohë kjo e fundit u shpreh se do e ndiqte nga shtëpia.

Screenshot_4.png

Screenshot_6.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027650117874146
array(1) { ["section"]=> string(92) "a-do-pranonte-te-prezantonte-festivalin-e-rtsh-se-arbana-osmani-befason-me-pergjigjen-191997" }