A do t'i hiqet mandati deputetit Aqif Rakipi? KQZ merr vendimin paraprak

Publikuar tek: politike, më 14:21 03-01-2018 A do t'i hiqet mandati deputetit Aqif Rakipi? KQZ merr vendimin paraprak

Pas Gledion Rahovicës së LSI, KQZ ka marrë vendimin paraprak duke e shtyrë për një seancë të dytë shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen ose jo të mandatit edhe për deputetin e PDIU, Aqif Rakipin.

Me 4 vota pro dhe dy kundër, KQZ kërkoi dy ditë afat për informacione shtesë nga Prokuroria edhe për rastin e Rakipit, duke ndjekur kështu propozimin e anëtarit të LSI, Gëzim Veleshnja.

Nga ana tjetër, Theodhori Sollaku, një nga avokatët që ka përfaqësuar deputetin e PDIU ka thënë se kërkesa e prokurorisë është një material jo i cerfitikuar nga prokurori i përgjithshëm dhe është e paqartë nëse është raportim policor apo shqyrtim.

Pas këtij vendimi, KQZ kaloi në pikën 3 të rendit të ditës, kërkesën për kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri.

KQZ pritet rimblidhet sërish  më datë 5 janar 2018. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011845111846924
array(1) { ["section"]=> string(78) "a-do-t-i-hiqet-mandati-deputetit-aqif-rakipi-kqz-merr-vendimin-paraprak-105279" }