A do ta lyejmë më gishtin para se të votojmë? Përgjigjet Oerd Bylykbashi: Me identifikimin biometrik...

Publikuar tek: politike, më 14:34 06-06-2020 A do ta lyejmë më gishtin para se të votojmë? Përgjigjet Oerd Bylykbashi: Me identifikimin biometrik... Fotomontazh: Oerd Bylykbashi - Momenti i lyerjes se gishtit para votimit

Identifikimi biometrik ishte një nga pikat për të cilën PS dhe PD debatuan gjatë në Këshillin Politik, por në fund u vendos që të aplikohej në të gjithë vendin.

Me anë të identifikimit biometrik bëhet e mundur që votuesit të mos kenë mundësi të votojnë më shumë se 1 herë, pasi para se të shkojë për të plotësuar fletën e votimit do të bëhet identifikimi me shenjën e gishtit.

Por a do të thotë kjo se shenja që vendodin komisionerët në gishtin e dorës nuk do të jetë më e vlefshme?

Kësaj pyetje i është përgjigjur përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, i cili është shprehur se ky "zakon" do të vazhdojë, për të qenë një përforcues që garanton votimin jo më shumë se një herë për një person.

"Identifikimi biometrik përmirëson procesin. Para se votuesi të plotësojë fletën e votimit do të duhet të lëri shenjën e gishtit, në mënyrë që të mos mund të votojë më shumë se një herë. Edhe shenja te gishti do të vazhdojë të aplikohet, pasi nëse ky votues shkon në një qendër votimi tjetër, komisionerët ta kenë të lehtë ta identifikojnë", ka thënë ndër të tjera Bylykbashi.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089290142059326
array(1) { ["section"]=> string(105) "a-do-ta-lyejme-me-gishtin-para-se-te-votojme-pergjigjet-oerd-bylykbashi-me-identifikimin-biometrik-209283" }