A do ta shpërndajë parlamentin? Këshilltari i Metës zbulon çfarë do të ndodhë në 2 mars

Publikuar tek: aktualitet, më 23:43 20-02-2020 A do ta shpërndajë parlamentin? Këshilltari i Metës zbulon çfarë do të ndodhë në 2 mars Këshilltari i presidentit, Bledar Dervishaj

Në 2 Mars, presidenti Ilir Meta ka thirrur qytetarët në një tubim, një besëlidhje siç e quajti edhe vetë presidenti.

Këshilltari ligjor i presidentit Bledar Dervishaj thotë se në 2 mars Meta do të bëjë një takim me qytetarët konform ligjit për tubimet. “Tubimi do të jetë i qetë ashtu siç e thotë Kushtetuta”, tha Dervishaj.

Çfarë do të bëj presidenti me datën 2 mars?”, e pyeti gazetarja Eni Vasili.

“Me datë 2 mars do të bëhet edhe dekreti i parë nda këtij grushti shteti, ashtu siç e ka thënë vetë presidenti. Presidenti flet me dekrete”, tha Dervishaj.

Do të shpërndajë parlamentin?

“Presidenti do të bëjë çdo gjë që ia lejon Kushtetuta. Ju lutem mos më pyesni më për këtë”, u përgjigj Dervishaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.008720874786377
array(1) { ["section"]=> string(93) "a-do-ta-shperndaje-parlamentin-keshilltari-i-metes-zbulon-cfare-do-te-ndodhe-ne-2-mars-195918" }