A do të bashkëpunoje me Ramën? Ndoka e thotë hapur: Nëse do të…

Publikuar tek: politike, më 18:20 15-05-2019 A do të bashkëpunoje me Ramën? Ndoka e thotë hapur: Nëse do të…

Ish-deputeti Nard Ndoka, i ftuar pasditen e sotme në studion e ‘Top Talk’, ka folur për gjendjen politike në vend.

Ndoka si një politikan që ka ndryshuar kahet politike, u pyet për besueshmërinë e qytetarëve tek politika.

‘Personalisht kam qenë në opozitë, por edhe në qeveri me Ramën. Nëse do të isha një person që do të lakmonte pushtetin, sot do të isha në qeveri me Ramën’, u shpreh Ndoka, duke theksuar se ‘Është shumë e rëndësishme nga pjesa e moralit. Kur unë bashkëpunoj me një parti opozitare, edhe besoj se nuk do të kishte pikën e moralit nëse unë do të ndryshoja sensin politik duke bashkëpunuar me Ramën’.

Më tej i ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse do të bashkëpunonte në të ardhmen sërish me Ramën, Ndoka u përgjigj: ‘Nuk besoj se do ta ketë Rama më shansin të jetë në politikë’.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14823389053345
array(1) { ["section"]=> string(67) "a-do-te-bashkepunoje-me-ramen-ndoka-e-thote-hapur-nese-do-te-164453" }