A do të jetë anëtar i 'Kushtetueses' pas 'djegies' nga vettingu? Besnik MUÇI mbrohet me Kushtetutën: Nuk ka kompetencë KPA-ja (DEKLARATA PËR MEDIAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:43 21-11-2019 A do të jetë anëtar i 'Kushtetueses' pas 'djegies' nga vettingu? Besnik MUÇI mbrohet me Kushtetutën: Nuk ka kompetencë KPA-ja (DEKLARATA PËR MEDIAT) Besnik Muçi

Pas dhënies së vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për t'u shkarkuar nga detyra e prokurorit, anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi renditi shkaqet që trupa gjykuese e KPA-së mori për bazë për mosvazhdimin e detyrës si prokuror.

Për mediat, Muçi thekson se për sa i përket vazhdimit të detyrës si anëtar i GJK-së, këtë çështje e vendos Gjykata Kushtetuese dhe jo KPA-ja. Ndërkohë, akuzoi dhe kreun e KLP-së Gent Ibrahimin për mosraportimin te anëtarët e tjerë të KLP-së që vetë Muçi mori detyrën si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

''Keni pasqyruar me realizëm proçesin tim. U treguat qytetarëve shqiptarëve situtatën time me proçesin e rivlerësimit. Më lejoni të sqaroj qytetarët, diferencat financiare 4 vite janë 6 milionë lekë të vjetra, të llogaritura sipas KPK,KP dhe KPA. Rëndësinë e këtij shkaku, jeni në gjendje ta analizoni.

E dyta, mosdeklarimi i tokës që gruaja ime ka marrë në vitin 1991. Sipas legjislacionit, duhet të firmosin punonjësit e fermës, gruaja ime atë kohë është larguar. KPA e mori si shkak.

Shkaku tjetër i ankimit, ka qenë mosdeklarimi i një banese në 1995. Ajo është ndërtuar nga prindërit e gruas sime, gruaja ime ka pjesë 1/5. Vlera e tokës sot është 40 mijë lekë të vjetra. Me këmbëngulje të admirueshme, KPA e mori për bazë.

Tjetër shkak ishte të ardhurat shtesë. Provova se kam patur të ardhura të tjera nga motra, biznesi, KP bëri këmbëngulje të admirueshme. Dorëzova në KPA dokumente britanike se në vitin 2005 kunati im ka paguar 19 mijë paund. Është e provuar nga autoritetet britanike, nëse nuk i marrin parasysh, nuk e di çfarë mund të provoj më tepër.

Shqiptarët duhet ta dinë se me A.L. kam patur marrëdhënies shoqërore, e kam takuar 4-5 herë. Kuptojeni vetë. Jam nga një zonë shumë e afërt me të. Ai person ka marrë pafajësi në Apelin e Tiranës. Jam i detyruar të japë shkaqet. KPA pavarësisht se kishte një verifikim nga KPK-ja, bëri një hetim të ri dhe asgjë nuk doli, kjo është shkelje e ligjit, kam qenë tepër i ngarkuar emocionalisht më parë, sot jo. Kush është ai qytetar shqiptar, që punon prokuror apo gjyqtar të mos ketë probleme të disa qindra mijërave apo dhjetëra mijërave lekë?!

Mëkati im i vetëm ishte se kandidiova për anëtar të GJK-së. Dvorani më vendosi të tretin në listë, mëkati i dytë. Mëkatin e tretë e bëri presidenti që më dekretoi. Më thoni se çfarë mund të bëj një prokuror një gjyqtar që do të bëjë karrierë duke respektuar proçedurat?!

KPA nuk ka kompetencë mbi anëtarin e GJK-së. Përfundimin e mandatit e konstaton vetëm Gjykata Kushtetuese me ndryshimet e Kushtetuetës në 2016. Konstatoj se kreu i KLP-së, zoti Ibrahimi me mosveprim kriminal nuk ka njoftuar anëtarët e tjerë të KLP për emërimin tim. Gjykata Kushtetuese duhet të veprojë'', përfundoi Besnik Muçi pas shkarkimit nga detyra e prokurorit nga KPA-ja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072190761566162
array(1) { ["section"]=> string(147) "a-do-te-jete-anetar-i-kushtetueses-pas-djegies-nga-vettingu-besnik-muci-mbrohet-me-kushtetuten-nuk-ka-kompetence-kpa-ja-deklarata-per-mediat-186671" }