Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj pritet të deklarojë masa të reja shtesë ndaj pandemisë së koronavirusit.
Ditën e sotme ai do të takohet me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ku do të vendosen edhe për masat e reja. Nuk përjashtohet as mbyllja lokale e atyre që konsiderohen si zona të nxehta në Kosovë, ndonëse Zemaj thotë se “mbyllja është opsioni i fundit”.
“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKSHP dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ul infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, u shpreh ai.
I pyetur nëse do të ketë mbyllje totale në Kosovë, Zemaj tha:
“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”.