Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, njëkohësisht Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Federika Mogherini do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë ku do të takojë krerët e shtetit shqiptar dhe përfaqësues të partive politike.
Vetëm një ditë më parë u bë me dije se Mogherini do të zhvillojë vetëm dy takime të hapura për mediat.
17:30 – 18:30 -Fjalim para studentëve në Universitetin Politeknik të Tiranës.
20:15 – 20:30 Deklaratë për media (pa pyetje) me Kryeminstrin Rama në kryeministri.
Dhe po ashtu në 18:45 do të takojë kreun e Kuvendit Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.
Në axhendën e zbardhur nuk kishte të përcaktuar orar për takim me krun e opozitës Lulzim Basha, ndërkohë sot ‘News24’ ka pyetur delegacionin e BE nëse Mogherini do të takojë Bashën. Sipas News24 delegacioni i BE ka thënë se Basha është i ftuar të takojë Mogherinin gjatë vizitës. "Të gjithë liderët politikë janë të ftuar ta takojnë" mësohet të kenë thënë përfaqësues të BE.