A do të ndalohet ish-deputetja e PD për shpifje? Ministrja Manastirliu publikon fotot dhe tregon se ato janë shkrepur 6 ditë më parë (E Plotë)

Publikuar tek: politike, më 23:48 02-12-2019 A do të ndalohet ish-deputetja e PD për shpifje? Ministrja Manastirliu publikon fotot dhe tregon se ato janë shkrepur 6 ditë më parë (E Plotë) Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu - Ish-deputetja e PD Oriola Pampuri

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu akuzon për shpifje ish-deputeten e PD Oriola Pampuri pas publikimit nga kjo e fundit të disa fotove ku shihet dëmtimi i QSUT ditën e tërmetit.

Pampuri më herët gjatë ditës, ka publikuar disa foto nga një prej sallave të brendshme të QSUT, të dëmtuara lehtë nga tërmeti i datës 26 dhe pretendon se ato nuk janë rikonstruktuar. Mirëpo, në përgjigjen e saj Manastirliu thotë se, sallat e QSUT të cilave u ka rënë një pjesë e suvasë pas tërmetit, janë rikonstruktuar po atë ditë dhe mjekët kanë bërë të pamundurën të ushtrojnë detyrën dhe në ato kushe dhe s’janë ndalur për asnjë moment.

“Kjo është një fotografi e statusit të një ish deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo është realizuar në minutat e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ish deputetja ka vendosur ta hedhë sot në penxheren e fejsbukut të saj. E ka hedhur sot, 6 ditë më vonë!”, shkruan Manastirliu, ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Ogerta Manastirliut:

Kjo është një fotografi e statusit të një ish deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo është realizuar në minutat e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ish deputetja ka vendosur ta hedhë sot në penxheren e fejsbukut të saj. E ka hedhur sot, 6 ditë më vonë!

Në një kohë kur të gjithë stafet mjekësore, po punojnë me sakrificë dhe vetëmohim, stafet e shërbimeve mbështetëse të spitaleve kanë nisur punën për rehabilitimin dhe rikthimin në normalitet e funksion të plotë të shërbimeve.

E në këto momente të vështira, konstatoj me keqardhje që ka dhe nga ata/ato që, që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun përmes manipulimit me foto të çasteve të para pas lëkundjeve të 26 nëntorit, ora 03:54.

E vërteta sot është krejt tjetër: Asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto ambiente po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe puna ka nisur pa humbur as edhe një sekondë.

Pacientët janë duke e marrë shërbimin, me cilësi dhe standarte, në mjedise të tjera të posaçme brenda QSUT.

Qytetarët janë vetë dëshmitarë të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve në këto kohë të vështira, dhe janë padyshim, shumë më të mençur, se ato që nëpërmjet mashtrimit, kërkojnë të përfitojnë edhe nga kjo situatë.

78284345_822220134900705_7114395953234182144_n.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040822982788086
array(1) { ["section"]=> string(146) "a-do-te-ndalohet-ish-deputetja-e-pd-per-shpifje-ministrja-manastirliu-publikon-fotot-dhe-tregon-se-ato-jane-shkrepur-6-dite-me-pare-e-plote-188179" }