A do të shkarkohet Presidenti? Deputetja e PS tregon çfarë do ndodhë nesër në Parlament

Publikuar tek: aktualitet, më 17:34 12-06-2019 A do të shkarkohet Presidenti? Deputetja e PS tregon çfarë do ndodhë nesër në Parlament

Deputetja e PS, Mirela Kumbaro ka thënë për RTV Ora se nesër nuk do të shkarkohet Presidenti i Republikës, por thjesht do të prezantohet një draft rezolutë, mbi të cilin do të debatohet.

Sipas Kumbaros, shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë, por janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta.

Mirela Kumbaro: Nesër nuk ndodh shkarkimi i askujt, nesër propozohet një draft rezolutë, e cila në fakt përmban tema dhe pika të rëndësishme që do të ngjallin edhe për çka do të bëhet debati. Do të jetë një debat intensiv dhe pastaj gjithë proceset e tjera do të ndjekin logjikën e tyre. Ajo që është e rëndësishme nesër është që në foltoren e Kuvendit të diskutohet gjerë e gjatë dhe përballë publikut të gjitha kontestimet që PS ka lidhur me veprimet e fundit të Presidentit.

Pyetje: PS ka nisur edhe mbledhjen e firmave për kërkesën për shkarkimin e Presidentit, tani çfarë ka ndodhur, ka një lloj tërheqje apo kjo procedurë do të vazhdojë?

Mirela Kumbaro: Jo nuk ka tërheqje, ka një proces. Edhe sikur të ishim në një situatë hipotetike apo edhe letrare po të doni shkarkimi i postit të Presidentit nuk ndodh në një ditë. Janë procedura të parashikuara nga rregulloret e Kuvendit dhe Kushtetuta dhe do të ndiqen ato hapa. Ajo që ndodh nesër është debati parlamentar që do të ketë si bosht kryesor gjithë platformën e parashikuar nga draft rezoluta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021600008010864
array(1) { ["section"]=> string(93) "a-do-te-shkarkohet-presidenti-deputetja-e-ps-tregon-cfare-do-ndodhe-neser-ne-parlament-167974" }