A do të thërrasë Meta Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Presidenti: Nuk është momenti, secili po bën punën e vetë

Publikuar tek: politike, më 19:46 27-11-2019 A do të thërrasë Meta Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Presidenti: Nuk është momenti, secili po bën punën e vetë Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta, i pyetur nga gazetarët në Durrës nëse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha se tani e gjithë vëmendja duhet të jetë te banorët e prekur nga tërmeti.

"Tani nuk është momenti për ti shkeputur të gjithë drejtuesit nga puna dhe përkushtimi se dihen kushtet e emergjencës. Secili e di dhe po bën punën e tij. Më pas do të vazhdojmë me procedurat e tjera për të refelektuar për të ardhmen”, u shpreh Meta.

Më tej, Presidenti ka thënë se Shqipëria ka marrë mbështetjen e shumë partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa dhe vetë sipas tij ka vënë në dispozicion gjithë kapacitetet e mundshme.

“Për fat të mirë kemi arritur të kemi mbështetje të konsiderueshme të partnerëve ndërkombëtarë.

Të gjithë me kurajo, qetësi dhe solidaritet do ta pëërballojmë këtë situatë. Shqipëria ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që ka patur mundësi. Mendoj se duhet të punojmë për rritjen e kapaciteteve për tragjedi të tilla”, është shprehur Presidenti Ilir Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021507024765015
array(1) { ["section"]=> string(115) "a-do-te-therrase-meta-keshillin-e-sigurise-kombetare-presidenti-nuk-eshte-momenti-secili-po-ben-punen-e-vete-187575" }