A do vendoset Shqipëria në karantinë të dytë? Eugena Tomini zbulon se çfarë do të ndodhë: Do të shihet...(E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:54 31-10-2020 A do vendoset Shqipëria në karantinë të dytë? Eugena Tomini zbulon se çfarë do të ndodhë: Do të shihet...(E PLOTË)

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Ajo ka folur edhe për spitalin Covid3, ku sqaroi se më së shumti do të përdoret për pacientët të që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor.

“Te Covid-3 mund të shtrohen edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi”, tha Tomini për ‘news24’.

Ndër të tjera Tomini është shprehur se kthimi në një karantinë të dytë do të jetë opsioni i fundit.

"Sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm.," tha Tomini ndër të tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Në Fier nuk ka tamponë’, Operatori i Kujdesit Shëndetësor i përgjigjet PD: Prej 8 muajsh jemi në çdo cep të Shqipërisë, testet janë katërfishuar
Komiteti Teknik i Ekspertëve i përgjigjet Bashës: Nuk jemi 'fasadë' e askujt, tërhiqni akuzat »
Article Logic
Execution time: 0.010471105575562
array(1) { ["section"]=> string(115) "a-do-vendoset-shqiperia-ne-karantine-te-dyte-eugena-tomini-zbulon-se-cfare-do-te-ndodhe-do-te-shihet-e-plote-225915" }