A duhet lënë telefoni në karikim pasi arrin 100%? Mësoni si të ruani jetëgjatësinë e baterisë

Publikuar tek: bota, më 18:28 31-08-2017 A duhet lënë telefoni në karikim pasi arrin 100%? Mësoni si të ruani jetëgjatësinë e baterisë

Thuajse të gjithë keni dëgjuar se ta lësh telefonin në karikim për një kohë të gjatë pasi arrin 100% e dëmton baterinë.

Por a është plotësisht e vërtetë?

Telefonat e kuptojnë kur bateria arrin në 100%, pra nuk mund të karikohen më tepër. Ajo që shkakton probleme me baterinë është përdorimi konstant dhe vjetërsia e pajisjes.

Megjithatë bateria pëson dëmtime nëse lihet në karrikim pasi arrin 100%. Kjo për shkak se reaksionet shkaktojnë degradimin e elektroliteve dhe shpesh telefoni e ka vështirë të tregojë sa është përqindja e saktë e baterisë duke u fikur shpesh edhe atëherë kur mendoni se ka mbetur ende karikim.

Nëse e përdorni sistematikisht telefonin, ta lini në karikim pasi arrin 100% nuk është problem.

Por nëse doni të ruani baterinë për një kohë të gjatë atëherë sigurohuni që ta mbani të karikuar midis 30% dhe 80%. E njëjta gjë vlen edhe për pajisje të tjera si laptop.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06518816947937
array(1) { ["section"]=> string(97) "a-duhet-lene-telefoni-ne-karikim-pasi-arrin-100-mesoni-si-te-ruani-jetegjatesine-e-baterise-90764" }