A duhet të bëjë Basha aleancë me Topallin e Patozin? Sali Berisha jep përgjigjen: Ata i shpallën luftë, por PD duhet...(E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 08:57 21-01-2021 A duhet të bëjë Basha aleancë me Topallin e Patozin? Sali Berisha jep përgjigjen: Ata i shpallën luftë, por PD duhet...(E PLOTË)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se PD dhe aletatët e saj duhet të arrijnë ujdinë, që të rrëzojnë qeverinë aktuale.

Berisha në një intervistë për “abc neës” tha se PD-ja duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura për largimin e Edi Ramës.

I pyetur nga gazetarja nëse duhet të ketë një aleancë me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozi, ai tha se “PD duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura, pa përjashtim ata që janë të vendosura të largojnë nga pushteti Edi Ramën”.

Pjesë nga biseda:

A i duhen realisht PD-së aleancat, a mund të mos e fitojë pushtetin pa të vegjlit?

Siç kanë dëshmuar, po bëhen jo një po disa ‘polle’, aleanca opozitare është fituese me 7-11 pikë, ndaj PS-së. Kjo aleancë, i duhet sot cdo demokrati, cdo anëtari të partive opozitare, cdo qytetari. Unë mendoj se largimi me urgjencë i Edi Ramës, i cili vetëm këto tre muajt e fundit ka konsumuar një vepër të tradhtisë së lartë ndërkombëtare për detin me Greqinë.

Kur i duhet cdo votë opozitës, pse nuk po bashkohet me Topallin dhe Patozin?

PD-ja në dijeni time është e hapur ndaj të gjitha forcave politike të cilat kanë për objektiv madhor largimin e narkoshtetit nga pushteti, por sic i dëgjoni edhe ju, problemi i tyre është, ata i kanë shpallur luftë frontale të gjithë spektrit politik shqiptar. Në këto rrethana, me këtë qëndrim përjashtojnë aleancat.

A do të ishte mirë të kishte një ftesë nga PD për Topallin dhe Patozin?

PD duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura.

Edhe Topallin dhe Patozin?

Pa përjashtim ata që janë të vendosura të largojnë nga pushteti Edi Ramën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë
Ruçi uron zv.Presidenten e SHBA-së: Amerika aleati kryesor strategjik i Shqipërisë »
Article Logic
Execution time: 0.011620998382568
array(1) { ["section"]=> string(128) "a-duhet-te-beje-basha-aleance-me-topallin-e-patozin-sali-berisha-jep-pergjigjen-ata-i-shpallen-lufte-por-pd-duhet-e-plote-235794" }