A e dini sa mjete qarkullojnë brenda ditës në Tiranë?
Këtë përgjigje përgjigje mund t'ua japë vetë Bashkia e Tiranës nëpërmjetë tabelës treguese në hyrje të Tiranës.
Në tabelën e vendosur pranë rrethrrotullimit të Doganës thuhet se në Tiranë qarkullojnë 170 mijë mjete në një ditë.
Po ashtu nëpërmjetë kësaj tabele Bashkia njofton qytetarët të shmangin sheshin ‘Skënderbej’ për shkak të punimeve që kanë nisur prej kohësh.