A e dini se përse kopsat e këmishave janë në anë të kundërt për meshkujt dhe femrat? Këto janë arsyet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:08 08-09-2016 A e dini se përse kopsat e këmishave janë në anë të kundërt për meshkujt dhe femrat? Këto janë arsyet

Besoj se e keni vënë re se kopsat në këmishat e femrave janë në anën e majtë ndërsa te meshkujt në të djathtë. Ka disa histori që tregojnë për to.

Siç rezulton, kjo karakteristikë e këmishave të meshkujve dhe grave daton që nga koha kur janë shpikur në shekullin e XIII.


1. Në atë kohë, vetëm gratë e pasura mund të përballonin që të kishin kopsa në këmishat e tyre. Ato zakonisht angazhonin shërbëtoret e tyre që t’i ndihmonin që ato të vishen.

Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse pullat e këmishave të grave janë të vendosura në anën e majtë: për të bërë më të lehtë për shërbëtoret që të mbërthenin ato (duke supozuar që shumica e njerëzve ishin djathtakë).

Meshkujt zakonisht prireshin të vishen vetë, pra pullat e tyre ishin vendosur në anën e djathtë.

2.  Një arsye tjetër është për shkak se hipnin në kal. Duke qenëse hipnin në kal anash, në të djathtë, duke i patur kopsat anash në të majtë do minimizonin hyrjen e ajrit brenda palltos.

3. Për shkak të ushqimit me gji. Duke qenëse femrat përdorin dorën e djathtë do e kishin më të lehtë të zbërthenin kopsat në të majtë për të ushqyer fëmijën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023119926452637
array(1) { ["section"]=> string(106) "a-e-dini-se-perse-kopsat-e-kemishave-jane-ne-ane-te-kundert-per-meshkujt-dhe-femrat-keto-jane-arsyet-52347" }