A e ndihmoi “Facebook” Donald Trump-in të fitonte zgjedhjet? Zuckerberg i përgjigjet akuzave

Publikuar tek: bota, më 14:09 11-11-2016 A e ndihmoi “Facebook” Donald Trump-in të fitonte zgjedhjet? Zuckerberg i përgjigjet akuzave Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg

Foto: AP

Mark Zuckerberg ka mohuar akuzat se e ka ndihmuar Donald Trump duke influencuar rezultatin e zgjedhjeve.

Themeluesi dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv i Facebook, Zuckerberg i përgjigj pyetjeve nëse ka ndihmuar Donald Trump të sigurojë fitoren me anë të lajmeve të rreme rreth kandidatëve që qarkullonin në Facebook, disa prej të cilave u përhapën në masë dhe shumë përdorues i besuan si të vërteta, raporton Newsbomb.al.

Por ai hodhi poshtë pretendimet duke thënë se kohështrirja e Facebook dhe mekanizmi i përhapjes së lajmeve nuk ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Ai tha se lajmet e rreme që kanë qarkulluar në Facebook kanë qenë shumë të pakta në numër ndërsa tha se edhe në rastet kur ka patur ato targetonin të dy kandidatët, si Hillary Clinton dhe Donald Trump, raporton Newsbomb.al.

32-vjeçari tha se në vend të kësaj duhet t’i kushtohet më tepër vëmendje arsyes pse shumë votues, të zhgënjyer me gjendjen aktuale të politikës në SHBA, zgjodhën manjatin e pronave miliarder për të udhëhequr vendin e tyre. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030645847320557
array(1) { ["section"]=> string(95) "a-e-ndihmoi-facebook-donald-trump-in-te-fitonte-zgjedhjet-zuckerberg-i-pergjigjet-akuzave-59194" }