A e sundon botën Iluminati? Historiani i famshëm i vë ‘kapakun’ teorive konspirative

Publikuar tek: bota, më 19:02 02-10-2017 A e sundon botën Iluminati? Historiani i famshëm i vë ‘kapakun’ teorive konspirative

Një historian i famshëm britanik i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse bota sundohet nga një shoqëri sekrete e quajtur Iluminati.

Sipas profesorit të Historisë në Universitetin e Harvardit, Niall Ferguson, teoritë konspirative për Iluminatin janë thjeshtë “çmenduri”.

Sidoqoftë, mohimi që Ferguson i bën ekzistencës së planti për “Rendin e Ri Botëror” duket se nuk ka për të bindur shumë konspiracionistë, të cilët do justifikohen duke thënë se ai është pjesë e kësaj elite, ekzistencën e së cilës ai e mohon.

dqwerfqwe3gftt3f3gt.jpg

Historiani pritet të publikojë një libër me titull: Sheshi dhe Kulla: Rrjetet, Hierarkitë dhe Lufta për Fuqinë Globale.

Libri shqyrton rolin që kanë luajtur gjatë historisë këto rrjete të fuqishme e shpesh të padukshme, raporton newsbomb.al.

Dy kapituj të librit merren me Iluminatin, “një rrjet sekret që u përpoq të ndryshojë botën që prej themelimit në vitin 1776”.

Disa njerëz besojnë se shoqëria sekrete e themeluar në Bavari të Gjermanisë, nuk është zhdukur por vijon ende dhe sot të kontrollojë botën nga pas kuintave.

Nuk mund të lihet pa u përmendur fakti se Ferguson është pjesëmarrës në takimet e organizuara nga Grupi Bilderberg, pjesëtarët e së cilës betohen për ruajtjen e sekretit.

fgerhy5rh5h5uj5ju.jpg

Në takimet e Bulderberg marrin pjesë politikanë, biznesmenë me influencë të madhe si dhe personazhe të tjerë që takohen çdo vit dhe marrin vendime në sekret të plotë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Katër fëmijë vdesin në flakët e apartamenteve në Francën lindore
Masakra në Las Vegas, miliarderi ishte mes turmës dhe hyri “Live”: Një vajzë pranë meje u gotit në kokë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013675928115845
array(1) { ["section"]=> string(87) "a-e-sundon-boten-iluminati-historiani-i-famshem-i-ve-kapakun-teorive-konspirative-94486" }