A e vranë Nikola Teslën se shpiku armën më vdekjeprurëse të njerëzimit, 'Rrezen e Vdekjes'?

Publikuar tek: bota, më 22:54 02-01-2018 A e vranë Nikola Teslën se shpiku armën më vdekjeprurëse të njerëzimit, 'Rrezen e Vdekjes'?

Nikola Tesla është pa dyshim një nga shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Por në mënyrë misterioze, tekstet e librave shkencorë dhe ato të historisë i kanë kushtuar shumë pak hapësirë gjeniut ballkanas.

Plot 278 shpikje i janë patentuar Teslës në disa shtete të botës, përfshi edhe SHBA-të, e shumë të tjera janë tjetërsuar ose zhdukur.

Një prej tyre është edhe “Rrezja e vdekjes”. Tesla pretendoi se kishte shpikur një rreze elektromagnetike që mund të rrëzonte me një goditje të vetme një flotë të tërë prej 10 mijë aeroplanësh në një distancë prej 400 kilometra, shkruan newsbomb.al

Në vitin 1943 Tesla u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Manhatan. Shumë nga skicat dhe ato që besohet të ishin planet e detajuara për këtë shpikje u zhdukën në mënyrë të mistershme. Shumë të tjera u sekuestruan më pas nga FBI-ja.

Por kjo nuk ishte e vetmja shpikje futuristike që Tesla pretendonte. Ai u bë i famshëm për Kullën Bobinë, një qark rezonant elektrik që sipas tij mund të mbante me energji elektrike të gjithë SHBA-të duke vjelur elektricitetin nga jonosfera. /Newsbomb.al

dfwreghw34h4h4.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012521982192993
array(1) { ["section"]=> string(94) "a-e-vrane-nikola-teslen-se-shpiku-armen-me-vdekjeprurese-te-njerezimit-rrezen-e-vdekjes-105225" }