A është kjo reklama më idiote? Kompania e kosit i gëzohet aksidentit në Tiranë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:01 29-08-2016 A është kjo reklama më idiote? Kompania e kosit i gëzohet aksidentit në Tiranë

Një shofer qan hallin se çfarë dënimi do të marrë për aksidentin e kryer, një biznesmen do i duhet të merret me rregullimin e rrëmujës së aksidentin, por prej kësaj ngjarje ka nga ata që kanë dalë të lumtur.

Kompania “Lufra” ka bërë një postim të çuditshëm në profilin e saj në “Facebook”, ku ka postuar pikërisht foto të këtij aksidenti, që ka rrezikuar jetën e disa personave.

“Ma boj i dhall dhe dy byrek me gjizë, të lutem”, shkruhet në faqen e kësaj kompanie, të cilën e gëzon fakti se makina është përplasur me frigoriferin e saj.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka patur persona të plagosur, por është e frikshme kur mendon se ngjarje të tilla, që rrezikojnë jetën e shoferit, kalimtarëve dhe personave që ndodheshin brenda në dyqan, përdoren për reklamë nga këto kompani.

Postimi ishte sponsorizuar nga kompania për t’iu shfaqur në Facebook edhe atyre personave që nuk janë fansa të kësaj faqeje.

Screenshot_5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024190902709961
array(1) { ["section"]=> string(83) "a-eshte-kjo-reklama-me-idiote-kompania-e-kosit-i-gezohet-aksidentit-ne-tirane-51227" }