A është Martin Shkreli shqiptari më i suksesshëm i të gjitha kohërave?

Publikuar tek: bota, më 18:14 17-12-2015 A është Martin Shkreli shqiptari më i suksesshëm i të gjitha kohërave?

Martin Shkreli është shefi ekzekutiv i “Turing Pharmaceuticals”, dhe është një nga shqiptarët më të përfolur gjatë muajve të fundit, i urryer për rritjen drastike të çmimit të barnës jetike për të sëmurët me virusin HIV, pasuar nga lajmi për arrestimin e tij ditën e sotme.

Por gjatë një interviste me gazetarin e prestigjozes “Fortune”, Martin Shkreli ka thënë diçka që bën përjashtim nga batutat e tij:

“Do doja të flisja për Action Bronson. A e di që ai është shqiptar? Unë jam shqiptari më i suksesshëm që ka ecur mbi faqen e tokës”.

“Furtune” shkruan se pretendimi i Shkrelit është goxha i madh. Për këtë arsye, ka veçuar disa personazhe shqiptarë që kanë dalë, siç shkruan revista, nga cepi i vogël i Europës Lindore.

Personazhet e listës së mëposhtme me shqiptarët më të famshëm, i janë dërguar revistës “Fortune” nga Ambasada Shqiptare në SHBA.

Në listë është aktorja e famshme hollivudiane Eliza Dushku, prezantuesi rekordmen Regis Philbin, Kara DioGuardi, vëllezërit Belushi dhe humanistja e madhe Nënë Tereza.

Gazetari Ben Geier e pyet Shkrelin nëse ka ndonjë koment rreth shkrimit "nëse ai është shqiptari më i suksesshëm në histori".

“Jo. Por duhet të blesh albumin tim kur të dalë në shitje”, i përgjigjet Shkreli me ironi.

Ndërsa në pyetjen tjetër ai kërkon të dijë nëse Shkreli mendon se është më i famshëm se Nënë Tereza.

“Financiarisht? Unë besoj se ajo krenohej që nuk kishte pasuri të kësaj bote. Albumi del në 2016”, përgjigjet Shkreli.

Komenti i gazetarit është se edhe sipas renditjes për nga pasuria, Martin Shkreli nuk është Shqiptari më i famshëm në botë. “Ndoshta do të bëhet kur të publikojë albumin”, shkruan me ironi gazetari.

Untitled.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024792194366455
array(1) { ["section"]=> string(75) "a-eshte-martin-shkreli-shqiptari-me-i-suksesshem-i-te-gjitha-koherave-28015" }