A është më mirë dushi i mëngjesit apo i darkës? Studiuesit kanë një përgjigje për ju

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:52 19-10-2016 A është më mirë dushi i mëngjesit apo i darkës? Studiuesit kanë një përgjigje për ju

Dilema, të lahesh më mirë në mëngjes apo në darkë?! Në fakt shumica prej nesh lahen kur ta kenë më mbarë, por universiteti i Harvardit ka një përgjigje si për ato që lahen në mëngjes  dhe ato që lahen në darkë.

 Dushi në mëngjes dhe efektet pozitive:

Sipas Shelley Carson, lektore psikologjie në Harvard, duhet të laheni në mëngjes kur gjërat në punë janë stresuese, apo jeni nën presion për të qenë kreativ. Sipas saj, dushi nxit kreativitetin, pasi jeni dhe i relaksuar dhe vigjilent.

“Procesi konjitiv është i shlodhur, i ri dhe i rigjeneruar, në këtë mënyrë idetë e zgjidhjet do t’ju vijnë vetë”, thotë Carson.

Dushi në mbrëmje dhe efektet pozitive:

Studimi tregon se dushi në mbrëmje para se të flini ndihmon njerëzit që e kanë të vështirë të pushojnë, pas ul nivelin e kortizonit të lidhur me stresin. Ai rregullon temperaturën e trupit dhe ka treguar se gjumi të zë më lehtë.

Dermatologët gjithashtu sugjerojnë që dushi në mbrëmje e mban lëkurën të pastër, nga papastërtitë dhe ndotjet e mbledhura gjatë ditës.

Përfitimet nëse do bëjmë një ndërthurje oraresh:
Të ndryshosh rutinën e dushit është diçka e mirë pasi thyen rutinë.  Kështu mund të shijoni përfitimet e të dyjave, dushit të mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073239803314209
array(1) { ["section"]=> string(89) "a-eshte-me-mire-dushi-i-mengjesit-apo-i-darkes-studiuesit-kane-nje-pergjigje-per-ju-56757" }