‘A është rritur forca e virusit?’, Drejtori i spitalit COVID2 jep përgjigjen: Virusi është bërë më...

Publikuar tek: aktualitet, më 10:42 21-10-2020 ‘A është rritur forca e virusit?’, Drejtori i spitalit COVID2 jep përgjigjen: Virusi është bërë më...

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka postuar një video të prof. Perlat Kapisyzi, i cili ka folur edhe për ndryshimet që ka pësuar virusi.

Drejtori i spitalit COVID2 prof. Kapisyzi shpjegoi edhe ndryshimet që ka pësuar COVID-19, duke theksuar se virusi Sars-COV-2, ka pësuar mutacion genetik dhe se është bërë më agresiv.

Ndërt të tjera ai tha se mbajtja e maskës është shumë e rëndësishme dhe një sakrificë që i kërkohet secilit nga ne.

PYETJES: A është rritur forca e virusit?

I PËRGJIGJET: Prof. Perlat Kapisyzi, i cili ka edhe një këshillë për sakrificën që i kërkohet çdo qytetari në këtë kohë të vështirë.

Dëshironi të mbroheni nga virusi SARSC COV2, dëshironi të mbroni të dashurit tuaj nga covid-19? A është rritur agresiviteti I virusit? Virusi SarsCov2 ka pësuar mutacion genetic ku një nga më të rëndësishmit është D614G. Ky mutacion ka bërë virusin me aftësi më ngjitëse duke rritur ngarkesën virale te personi I infektuar. Tashmë shumë studime që prej vitit 1938 kanë vertetuar sesa më e madhe ngarkesa virale aq më e rëndë forma, aq më e lartë sëmundshmëria dhe vdekshmëria. Dhe në këtë këndvështrim, virusi është bërë më agresiv. Prandaj përqasja më efikase në kushtet e mungesës së mjekimit etimiologjik dhe vaksinës, është mbajtja e maskës. Kjo është sakrifica që kërkohet prej secilit nga ne. sa herë që vëmë maskën, aq herë mbrohemi. Por edhe mbrojmë e shpëtojmë jetë duke mos lejuar mbylljen, cka do të ishte me pasoja social-ekonomike.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm, KLGJ merr në pyetje gjyqtarin Markeljan Kuqon
‘Dyshoj te Ben Blushi’, biznesmeni Andon Dhima reagon pas arrestimit të personave që donin ta vrisnin: Drejtësia të mos ndalet nga shantazhet e drejtuesve të mediave »
Article Logic
Execution time: 0.011855840682983
array(1) { ["section"]=> string(100) "a-eshte-rritur-forca-e-virusit-drejtori-i-spitalit-covid2-jep-pergjigjen-virusi-eshte-bere-me-224541" }