A i dorëzoi ‘videot përvëluese’? Meta flet nga Prokuroria për Dvoranin, këshilltari i tij shfaqet me 'ÇANTËN E ZEZË'

Publikuar tek: politike, më 13:20 10-12-2019 A i dorëzoi ‘videot përvëluese’? Meta flet nga Prokuroria për Dvoranin, këshilltari i tij shfaqet me 'ÇANTËN E ZEZË' Ilir Meta, president

Presidenti Ilir Meta ka folur për mediat sa i takon çështjes ‘Dvorani’ menjëherë pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.

I pyetur nga gazetarët nëse këshilltari i tij Bledi Dervishaj, i cili nga pas krahëve të Presidentit shfaqej me një çantë të zezë, i kishte dorëzuar ‘materialet përvëluese’, Meta tha se në fakt kishte shkuar në Prokurori për t’iu përgjigjur thirrjes së kësaj të fundit.

Gazetari: Këshilltari juaj, zoti Dervishaj ka me vete një çantë të zezë. A i dorëzuat në Prokurori ato videot përvëluese?

Meta: “Nuk mund të largohesha pa respektuar vëmendjen e durimin tuaj pavarësisht se për momentin ka cështje më të mprehta.

Jam këtu në përgjigje të ftesës së prokurorisë pas kallëzimit penal që kam bërë për shtetasin Ardian Dvorani për dy vepra të qarta penale të bëra me dashje prej tij, të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore.

Rasti është tmerrësisht flagrant, unë shpresoj që prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim. Mendoj se kjo është një provë e madhe për të ardhmen e reformës në drejtësi.”

Kujtojmë që presidenti e akuzon kreun e KED se nuk ka zbatuar ligjin në renditjen dhe përcjelljen e listave së kandiatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në kallzimin e Presidentit të Republikës, nënvizohen dy akuza për Ardian Dvoranin: “Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” të parashikuar në nenet 248 dhe 246 te Kodit Penal. 

Po ashtu, së fundmi është përfolur se presidenti ka në dorë një video, me prova të forta për Gjykatën Kushtetuese.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075321197509766
array(1) { ["section"]=> string(117) "a-i-dorezoi-videot-perveluese-meta-flet-nga-prokuroria-per-dvoranin-keshilltari-i-tij-shfaqet-me-canten-e-zeze-188973" }