A i është hequr pasaporta diplomatike Bashës e Kryemadhit? Ministri Cakaj: Janë shpallur të pavlefshme mbi 300 copë, ato do...

Publikuar tek: politike, më 22:45 18-06-2019 A i është hequr pasaporta diplomatike Bashës e Kryemadhit? Ministri Cakaj: Janë shpallur të pavlefshme mbi 300 copë, ato do...

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka folur për herë të parë për heqjen e pasaportave diplomatike për disa nga përfaqësuesit e opozitës.

Në një lidhje me emisionin Opinion, Cakaj është pyetur nga gazetarja Anila Basha nëse ishte i vërtetë lajmi se përfaqësuesve të opozitës u është hequr pasaporta diplomatike, ministri tha se janë shpallur të pavlefshme mbi 300 pasaporta.

Pavarësisht insistimit të gazetares dhe vet moderatorit Fevziu, Gent Cakaj nuk dha emra, ndërsa shtoi se ato ekzistuese do të përdoren deri në 31 dhjetor 2019.

'Heqja e pasaportave diplomatike duhet të sqarohet në dy nivele:

E para, ato që janë mbajtur në shpërputhje me ligjin janë shpallur të pavlefshme dhe janë rreth 300 copë ndaj s'flas dot me emra.
Dhe së dyti, ne tashmë kemi ndryshuar vendimin e Këshillit të Ministrave për kriteret për pajisjen me pasaportë diplomatike, por të gjitha pasaportat që do të preken nga VKM do të përdoren deri në 31 dhjetor', tha ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069680213928223
array(1) { ["section"]=> string(127) "a-i-eshte-hequr-pasaporta-diplomatike-bashes-e-kryemadhit-ministri-cakaj-jane-shpallur-te-pavlefshme-mbi-300-cope-ato-do-168778" }