A i shërben 'Bindja' Ramës? Flet Astrit Patozi

Publikuar tek: politike, më 22:32 24-04-2019 A i shërben 'Bindja' Ramës? Flet Astrit Patozi

Pak ditë më parë Astrit Patozi themeloi dhe rregjistroi Partinë Bindja Demokratike, duke iu shtuar kështu listës së partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Mirëpo menjëherë pas zyrtarizimit të 'Bindjes', Patozi u sulmua drejtpërdrejt nga PD dhe LSI, se po i shërben Ramës dhe Qeverisë së tij, madje deri aty sa u tha se projekti ishte i vetë Ramës.

I ftuar mbrëmjen e sotme në Opinion, Patozi hodhi poshtë akuzat, ndërsa shtoi se çdo kush ka të drejtë të jetë skeptikë.

'Në asnjë mënyrë nuk i shërbejmë Edi Ramës. Ju jeni në të drejtën tuaj të jeni skeptikë. Edhe historia e politikës shqiptare e tillë ka qenë. Koha është ajo që do e provojë', tha Astrit Patozi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027375936508179
array(1) { ["section"]=> string(50) "a-i-sherben-bindja-rames-flet-astrit-patozi-161745" }