A i trembeni përballjes me ‘zonjën e hekurt të PD’? Basha ndërpret gazetaren dhe përgjigjet shkurt për Jozefina Topallin

Publikuar tek: politike, më 13:18 29-10-2020 A i trembeni përballjes me ‘zonjën e hekurt të PD’? Basha ndërpret gazetaren dhe përgjigjet shkurt për Jozefina Topallin Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha është pyetur nga gazetarët në konferencën për mediat nëse i trembej një përballje me “zonjën e hekurt të PD”, Jozefina Topalli, pasi dje kjo e fundit lajmëroi krijimin e partisë së saj.

“Jo”, është përgjigjur shkurt Basha, duke mos preferuar të merrej me emra sepse siç tha “ka prioritete të tjera”.

“A besoni ju vërtet atë që gazeta e partisë suaj ka shkruar për Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin, se ata janë “kukulla të Ramës”, u pyet sërish kreu i PD, por përsëri zgjodhi të përgjigjej shkurt. “Nuk kam kohë për të humbur, as për ketë çështje e as me asnji person. Kam prioritete të tjera dhe prioritete e mia i përcakton interesi i publik, askush tjeter”, tha ai.

Kujtojmë se, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është rikthyer në politikë pas 7 vitesh mungesë dhe ka prezantuar dje projektin e saj më të ri, “Lëvizja për Ndryshim”, parti me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "565 mijë euro i janë paguar mafies së plehrave dje", Basha: Me këto lekë ishin bërë 14 mijë testime
Pas artistit, Jozefina TOPALLI merr mbështetjen nga Adrian Ndreca: Në nji klimë politike me ‘bura’ dhe femna të përçuduna, angazhimi i saj asht pozitiv (DEKLARATA) »
Article Logic
Execution time: 0.012394905090332
array(1) { ["section"]=> string(124) "a-i-trembeni-perballjes-me-zonjen-e-hekurt-te-pd-basha-nderpret-gazetaren-dhe-pergjigjet-shkurt-per-jozefina-topallin-225636" }