A i trembet PS protestës së opozitës, ja përgjigja epike e Vasilika Hysit (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 15:05 26-01-2018 A i trembet PS protestës së opozitës, ja përgjigja epike e Vasilika Hysit (E PLOTË)

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi,e ftuar në Report Tv foli për zgjedhjen e kandidatëve të KLGJ/KLP, reformën në drejtësi dhe protestën e opozitës. 

E pyetur nga gazetarja nëse Partia Socialiste i trembet protestës që opozita do realizojë nesër Hysi u shpreh kështu: Unë nuk e di as se për çfarë protestojnë”.

Nënkryetarja e Kuvendit sqaroi se nuk e di kauzën e protestës së opozitës sepse as ata vetë nuk janë të qartë. “Do protestojnë për prokuroren, për papunësinë, reformën në drejtësi? Nuk e di, nuk e shoh kauzën e tyre.”- ka shtuar më tej Hysi.

Sakaq, ka akuzuar opozitën se do të pengojë reformën në drejtësi dhe zgjedhjen e kandidatëve për KLGJ dhe KLP.

Akuza e plotë:

Opozita nuk la kandidaturë pa përfolur, dhe që pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nuk ka qënë pjesë e shumë proceseve të hartimeve të ligjeve të ndryshme. Opozita o ka konstatuar, ose nuk ka marrë pjesë, dhe kur u ngrit Komisioni për reformën në drejtësi, opozita u bë pjesë 7 muaj me vonesë.

Qëllimi i tyre nuk ka të bëjë me kandidatët, por është sjellje politike. Nuk janë me atë cfarë do sjellë reforma në drejtësi. Kanë frikë nga reforma. Korrupsioni nuk ka ngjyrë. Ne në këtë proces kemi pas parasysh dokumente të institucioneve shtetërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066428184509277
array(1) { ["section"]=> string(87) "a-i-trembet-ps-protestes-se-opozites-ja-pergjigja-epike-e-vasilika-hysit-e-plote-108022" }