A ia gjeti numrin kryeministrit? Meta zbulon kur ka folur për herë të fundit me Ramën dhe Bashën

Publikuar tek: politike, më 16:03 21-01-2020 A ia gjeti numrin kryeministrit? Meta zbulon kur ka folur për herë të fundit me Ramën dhe Bashën Meta-Rama-Basha

Presidenti Ilir Meta, është pyetur në studion e Abc News lidhur me komunikimet e fundit që ka patur me kryeministrin Edi Rama si dhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

Më herët Meta ka thënë se kishte ndërruar telefonin dhe nuk e kishte numrin e Ramës por i pyetur sot nëse ia ka gjetur numrin Kryeministrit, Meta pohoi disi në siklet se ‘nuk e mban mend’.

“Kam çdo ditë komunikim me qeverinë dhe me institucionet shtetërore, bashkëpunoj me te gjithë.

Nuk e mbaj mend komunikimin e fundit me Ramën, ndoshta një kartolinë kemi shkëmbyer për vitin e ri", u shpreh Presidenti.

Ndërsa i pyetur për komunikimin e Bashës, Meta u përgjigj shkurt: “Para pak kohësh më duket”.

Mesa duket, i vetmi me të cilin ka një raport konstant është ish-lideri i së djathtës Sali Berisha. Presidenti tha se me të ka një komunikim normal.

Më tej , i pyetur për padinë e kryeministrit Rama ndaj Ramush Haradinajt, Meta është shprehur:

"Nuk dua të përfshihem në këtë çështje, por është mirë që politikanët shqiptarë të zgjidhin në fillim problemet e Shqipërisë."

"Megjithatë, në politikën e jashtme Shqipëria ka në prioritet mbrojtjen e Kosovës dhe gjithë komunitetit shqiptar".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073168277740479
array(1) { ["section"]=> string(102) "a-ia-gjeti-numrin-kryeministrit-meta-zbulon-kur-ka-folur-per-here-te-fundit-me-ramen-dhe-bashen-192724" }