A jeni e kënaqur me Bashën? Sekretarja e PD: Njeriu s’kënaqet asnjëherë, për më tepër unë...

Publikuar tek: politike, më 15:05 16-01-2018 A jeni e kënaqur me Bashën? Sekretarja e PD: Njeriu s’kënaqet asnjëherë, për më tepër unë...

Sekretarja e Organizatave Partnere në PD, Valbona Mezini e ftuar në emisionin e Nisida Tufës në News 24 është pyetur nëse është e kënaqur me punën e Lulzim Bashës, kreut aktual të PD.

“Njeriu nuk kënaqet asnjëherë për më tepër unë që jam natyrë ekzigjente”, tha Mezini duke lënë kështu të kuptohet se vazhdon të ketë rezerva për punën e kryedemokratit.

E pyetur për debatin e famshën me Jemin Gjanën në mbledhjen e PD ku sekretarja Mezini i ngriti zërin duke e cilësuar Gjanën si të “kohës së dinosaurve”, Mezini tha:

“Nuk është rasti i vetëm në pluralizëm, për aq kohë sa ekziston fenomeni i autocensurës, raste të tilla duhet të jenë më të shpeshta, qendrimi im ishte një qendrim progresiv me qëllim lirshmërinë e mendimit me objektivin e ndërtimit të forcës politike. Ajo çfarë ndodhi, lirshmëria e të folurit tregon se PD është një parti e fjalës së lirë. Jo kush na sabotoi, se kjo është mendësi e partisë komuniste. Politika nuk e njeh moshën por kontributin. Formacioni politik s’mund të jetë gjueti shtrigash se ikën disa e duhet të vijnë disa. E shoh një të ardhme shumë të mirë, që ngjall besim për shqiptarët. PD premton por ka shumë punë për të bërë, mendimi ndryshe, sot i duhet ndërveprimi dhe integrimi i moshave të reja”, tha Mezini. E pyetur direkt nga gazetarja nëse është e kënaqur me punën e Bashës  e lëvizjet e tij në parti, sekretarja në PD konkludoi:

“Njeriu nuk kënaqet asnjëherë, për më tepër unë që jam natyrë ekzigjente por ka vend për t’u përmirësuar, për të patur produkt pozitiv, nuk e kemi të thjeshtë por as të vështirë në të njëjtën kohë se përballë kemi një kundërshtar të paaftë”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010884046554565
array(1) { ["section"]=> string(93) "a-jeni-e-kenaqur-me-bashen-sekretarja-e-pd-njeriu-s-kenaqet-asnjehere-per-me-teper-une-106760" }